Kuzhe ndaj Suedise, besnik i 4-2-3-1

09/10/2009 09:00

Sfida e se merkures se ardhshme ne shtepine e Suedise do te jete jo pak e rendesishme per Shqiperine, edhe pse Kombetarja kuqezi ka dale jashte objektivave per sa i perket klasifikimit ne Grupin 1 eliminator te Boterorit 2001.

Perfaqesueses sone i duhet te marre nje rezultat pozitiv ne duelin ndaj Ibrahimoviç&Co., per te shpresuar te mos pesoje humbjen e vazos se katert, ku pozicionohemi te fundit.

Kercenimi i Qipros ndihet shume prane, pasi ishulloret e Mesdheut pozicionohen te paret ne vazon e peste.

Prandaj kuqezinjte e dine mire se duhet te japin maksimumin ne nje ndeshje, e cila konsiderohet shume e veshtire, pasi kundershtari eshte jo vetem nje emer i madh, por edhe e konsideron kete takim “per jete a vdekja” ne lidhje me kualifikimin per ne Boterorin 2010.

Prandaj gjate kesaj kohe trajneri Josip Kuzhe i ka kushtuar vemendjen maksimale pergatitjes se kesaj ndeshjeje.

Burime te besueshme prane teknikut kroat te perfaqesueses sone kane pohuar se tashme e ka te qarte ne koken e tij se cila do te jete vendosja e skuadres ne perballjen ndaj suedezeve te merkuren ne oren 20:45 ne stadiumin “Rasunda”.

Trajneri, i pavendosur t’i qendroje besnik modulit 4-2-3-1. Tashme ai i beson ketij moduli, te cilin e ka provuar ne te gjitha ndeshjet qe Kombetarja jone ka zhvilluar deri tani, qe kur mori drejtimin e Shqiperise, pas shkarkimit me kompromis te holandezit Ari Han.

Kjo vendosje taktike funksionon, pasi i pershtatet lojes se Shqiperise. Ajo nuk ka zhgenjyer, kater ndeshjet te drejtuara nga Kuzhe (Shqiperi-Portugali 1-2, Shqiperi-Gjeorgji 1-1, Shqiperi-Danimarke, 1-1 dhe Shqiperi-Qipro 6-1) dhe shenon gjithmone gola.

Top Channel