“Italianet” e rinj, qe ne moshen 11 vjecare

09/10/2009 09:35

“Nje femije i huaj qe lind ne Itali ose qe ka ardhur ketu nje ose dy vjec, meriton njohjen e nenshtetesise italiane qe ne moshen 11 vjecare nese ka jetuar pa nderprerje ne vendin tone dhe ka frekuentuar shkollat tona”.

Eshte kjo ideja e kryetarit te Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini, i cili specifikoi se nje femije i huaj ne keto kushte s’ka pse te prese arritjen e moshes madhore per te kerkuar nenshtetesine italiane, bile atij nuk i duhet kerkuar as  te deshmoje njohjen e gjuhes apo kultures se vendit.

Gianfranco Fini i kthehet serish ceshtjes se nenshtetesise pikerisht diten kur dolen te dhenat vjetore te Institutit te Statistikave mbi emigrantet ne Itali.

Shifrat e vitit 2008 flasin per nje rritje prej 13,4%, duke arritur ne rreth 3 milione e 900 mije vete ne fillim te vitit 2009.

Komuniteti shqiptar mbetet i dyti pas atij rumun dhe gjate vitit te kaluar eshte rritur ne masen 9.8%.

Po perkrah emigranteve te rinj, numerohen edhe shume kthime: gjate vitit te kaluar ato jane shtuar ne masen 33%.

Top Channel