Gjyqtari rrefen skandalin e Sopoti-Elbasani

09/10/2009 09:05

Pa kaluar 24 ore nga skandali ne derbin e Kategorise I, ndermjet Sopotit dhe Elbasanit, gjyqtari Adrian Rama ka treguar te gjitha detajet e ngjarjes.

Ai u rrefye per zyrtaret pergjegjes per mbarevajtjen e kampionatit, vetem pak ore perpara se Komisioni i Disiplines te merrte masat ndeshkimore.

Ne deshmine e tij, e cila ka sherbyer si dokumenti kryesor per denimin e skuadres nga Librazhdi, “bilbili” konfirmoi se eshte kercenuar me jete.

Ai gjithashtu tregoi edhe plaget e marra ne trup, si pasoje e dhunes se ushtruar nga ish-kapiteni i Sopotit, Shkelqim Hajdari.

“Eshte e vertete qe deri ne minuten e 75 ne fushe kishte probleme. Ne kete moment nxora kartonin e kuq per Hajdarin, i cili filloi te me godiste me shkelma dhe grushte. Policia nderhyri dhe ndeshja u nderpre”, tregoi gjyqtari.

“Atmosfera e krijuar ishte shume e rende dhe ndiheshim ne presion mjaft te madh. Perveç tifozeve qe ishin gati te shperthenin filluan edhe presione ne dhomat e zhveshjes. Se bashku me asistentet e mi u komunikuam skuadrave se takimi do te perfundonte vetem per publikun e pranishem, por me kercenuan me jete nese do te veproja ne kete menyre. Madje, persona prane klubit te futbollit ne Librazhd dhe lojtare te kesaj skuadre e kane kercenuar se do t’i vrisnin familjen, nese takimi nuk mbylljen si nje 90-minutesh normal”.

Arbitri Rama tregoi edhe se si portieri i Elbasanit, Berdufi, e ka futur vete topin ne rrjete ne golin e dyte te vendasve. Ky veprim erdhi per shkak se gjate gjithe ndeshjes ai ishte goditur me gure nga tifozeria vendase.

“Edhe pse ‘ngriti humorin’ e mbeshtetesve te Sopotit ne stadium dhe u shoqerua me te qeshura e gezim per avantazhin, kjo nuk i ndaloi guret dhe sendet e forta. Hedhja e tyre ne drejtim te portierit te Elbasanit vazhdoi deri ne mbylljen e parakohshme te ndeshjes”, perfundoi albitri.

Nderkohe, pas dhunes ne ndeshjen Sopoti-Elbasani, Federata e Futbollit doli me nje deklarate per shtyp.

“FSHF-ja eshte tejet e shqetesuar per dhunen e shfaqur ne Kategorine e Pare dhe kerkon te terheqe vemendjen e klubeve, futbollisteve, trajnereve dhe gjithe opinionit futbolldashes ne Shqiperi, per kete ngjarje te rende. Federata i denon keto akte, te cilat s’kane asgje te perbashket me lojen e futbollit dhe imazhin e saj. Ajo konfirmon se çdo shfaqje dhune, intolerance dhe mungese respekti ndaj kundershtareve, gjyqtareve, tifozerive apo institucionit te futbollit, nuk do te tolerohet”, citohej aty.

Top Channel