Dalai Lama: Nuk jam i zhgenjyer nga Obama

09/10/2009 10:15

Dalai Lama nuk eshte shprehur i zhgenjyer nga refuzimi i presidentit amerikan Barack Obama per ta takuar gjate vizites se tij ne Uashington.

Dalai Lama ka shpjeguar se e kane siguruar se Obama do te flase per Tibetin kur te vizitoje Kinen ne nentor.

“Ka treguar se do te flase me kinezet dhe duket se do te jete i impenjuar seriozisht ne lidhje me ceshtjen e Tibetit”, eshte shprehur Dalai Lama per CNN-in.

“Nje diskutim me serioz eshte me i mire sesa nje foto e vetme. Keshtu nuk jam i zhgenjyer”, tha lideri shpirteror i tibetianeve.

Top Channel