Britani, mesuesja ngacmonte seksualisht femijet

09/10/2009 02:30

Nje mesuese 46 vjecare ne Britanine e Madhe ka rrefyer para policise se ka abuzuar seksualisht me femije te moshave nga 4 deri ne 7 vjec per 17 vjet me radhe.

Autoritetet britanike shtojne se mesuesja i ka kryer ngacmimet e saj ne banjo dhe dushet publike gjate kampingjeve te organizuara nga shkollat dhe institutet e tjera arsimore angleze gjate kohes qe prinderit e femijeve humbin vemendjen ndaj tyre.

Skandali ka hapur nje debat te zjarrte ne mediat londineze te cilat ngrene pyetjen: “si ka mundesi qe mesuesja e ka kryer krimin per 17 vjet me radhe dhe eshte arrestuar vetem ne fillim te ketij viti?”.

Top Channel