Gola, dramë dhe rezultate surprizë, Juventusi fiton në fund ndërsa Milani dhuron spektakël
“The Premier League of Nations”. Ndoshta do ishte me korrekte qe Premier League ne Angli te quhej keshtu.
Ky eshte titulli i tabloidit “Times” qe jep alarmin per blerjen e klubeve nga pronare te huaj. Goditja e fundit ka ardhur nga biznesmeni nga Hong Kongu, Carson Yeung, i cili dje finalizoi blerjen e klubit te Birmingham nepermjet “Grantop Holdings”.
Blerja e Birmingham e con ne 10 numrin e skuadrave te Premier League ne duart e te huajve. Klubet e tjere jane; Aston Villa, Chelsea, Fulham, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Portsmouth, Sunderland dhe West Ham.
“Kampionati jone terheq nje publik nderkombetar. Te gjithe ata qe shpenzojne per klubet e konsiderojne kete nje fenomen suksesi. Detyra jone eshte te monitorojme qe gjithcka te kryhet sipas rregullave dhe nuk kemi per detyre te kontrollojme pasaportat”, shprehet zedhenesi i Premier League.
Nje skuader tjeter qe ditet e fundit eshte blere nga te huajt, eshte Portsmouth. Manjati Ali al-Faraj ka arritur te marre 90 % te aksioneve nga Sulaiman Al Fahim.
Top Channel