
Kombetarja shqiptare zhvilloi stervitjen e pare ne token gjermane. Dje pasdite, per afro dy ore, skuadra punoi nen vezhgimin e trajnerit Josip Kuzhe, kryesisht me ushtrime clodhese.
Ne seancen e pare stervitore ne Frankfurt mungonin Erjon Bogdani dhe Altin Haxhi, klubet e te cileve kishin kerkuar leje per t’i mbajtur 24 ore me shume, por edhe mbrojtesi Maringlen Shoshi. Lojtari i Apolonise nuk arriti te pajisej ne kohe me vize, ndersa sot pritet qe te perfundojne te gjitha procedurat.
Te tre lojtaret do t’i bashkohen pjeses tjeter te grupit ne stervitjen e pasdites. “Te tre keta futbolliste do te vijne neser (sot) dhe te merkuren e humbasin seancen stervitore te parashikuar per t’u zhvilluar paradite. Ata do te jene ne dispozicion te trajnerit gjate pasdites.
Te enjten skuadra do te zhvilloje nje stervitje gjate paradites dhe sic jeni informuar, pasdite do te luajme nje miqesore”, pohoi nga Gjermania menaxheri i perfaqesueses kuqezi, Denis Bastari. Ne fakt, sfida me amatoret e 1. FC 08 Haslosh (ku pjeset e lojes do te jene nga 25 minuta), ashtu si edhe sfida e se shtunes me Greuther Furthin jane kerkuar me force nga trajneri Kuzhe.
Kroati ka njoftuar ndihmesit e tij se preferon me shume te shohe skuadren ne aksion gjate miqesoreve, sesa ne stervitje te thjeshta me topin. Kjo per shkak se ne ndeshje, ai ka me shume mundesi te shfrytezoje skema taktike, te vezhgoje sjelljen e lojtareve me module te ndryshme dhe normalisht te perzgjedhe “kurthin”, me te cilin shpreson te marre rezultat pozitiv edhe me 14 tetor kunder Suedise.
Nderkohe, Erjon Bogdani e ka cilesuar si mjaft te veshtire sfiden perballe Ibrahimovic & Co. Gjithsesi, sulmuesi i ka bere thirrje skuadres qe te luaje si ne ndeshjet e fundit me Portugaline dhe Danimarken, sepse ne kete menyre rezultati pozitiv nuk do te mungoje.
“Luajme ne fushen e Suedise, nje perballje shume e veshtire. Ne jemi te rrezikshem sepse nuk kemi se cfare te humbasim, por mbi te gjitha pasi vijme pas nje serie pozitive, ne rezultate dhe ne paraqitje. Shpresoj qe te mos dalim te mposhtur nga fusha ne kete ndeshje te fundit, e te ruajme vazhdimesine”, tha autori i tri golave per Shqiperine ne keto eliminatore.
Top Channel