
Klodiana Shala eshte nje nga atletet me te mira shqiptare, e cila ka fituar rekorde te shumta si kombetare, ashtu edhe ne shkalle nderkombetare.
Ajo eshte e dashuruar me trainerin e saj, ish-futbollist, i cili flet me superlativa per te. Klodiana e kalon pjesen me te madhe te dites se saj ne stervitje, edhe pse sporti nuk i sjell ndonje fitim te konsiderueshem per te siguruar jetesen.
“Java duhet te plotesohet me nga tre here stervitje ne dite, pervec se dieles. Klodiana stervitet 6 ore ne dite”, tregon Taulanti, i dashuri i saj, me te cilin ajo nuk eshte martuar ende.
Klodiana shprehet e matur edhe kur flet per ata sportiste shqiptare, te cilet kane preferuar te perfaqesojne nje vend tjeter, qe u ka ofruar atyre kushte me te mira.
“Nuk i shaj sportistet qe largohen dhe preferojne te perfaqesojne nje vend tjeter. Askush nuk i di problemet qe ata kane. Per me teper jane edhe kushtet mizerie ne te cilat eshte sporti shqiptar, qe i detyrojne ata te largohen”, thote Klodiana.
Top Channel