Adriano, hapet pista e Milanit

07/10/2009 14:15

Pas Vierit, Ronaldos, Pirlos dhe Seedrof, Adriano mund te jete lojtari i radhes qe pasi ka veshur fanelen e Interit, kalon ne radhet e Milanit.

Ariedo Braida ka mberritur ne Brazil per te vezhguar “perandorin” ne ndeshjen Flamengo-Fluminense ku ai shenoi dy gola. Milan e deshiron lojtarin qe ne muajin janar, por ne pamundesi te transferimit te shpejte, ofensiva finale do do behet ne qershor.

Kjo nuk eshte nje risi pasi sulmuesi e ka vleresuar perhere klubin kuqezi edhe pse ka deklaruar shpesh here se nuk do largohet nga Brazili. Lojtari i ka zgjidhur problemet me alkoolin pas vdekjes se babait dhe mesa duket eshte gati per nje rikthim te madh ne Europe. Milan ndodhet ne krize sulmuesish pasi ne 7 jave kampionat ka shenuar 4 gola per shkak te shterpesise se Borriello-s dhe Huntelaar.

“Me Milanin nuk ka asnje kontakt. Jam mik me Ariedo Braida-n por Adriano ndihet mire tek Flamengo pasi eshte golashenuesi me i mire ne Brazil edhe pse ka luajtur 6 ndeshje me pak se te tjeret. Ai do te qendroje ketu deri ne boteror”, shprehet agjenti i lojtarit.  

Top Channel