Obama: Lufte Al Kaedas kudo qe te ndodhet

06/10/2009 23:00

“Do ta godasim Al Kaeden kudo qe te ndodhet”. Kjo eshte deklarata e presidentit amerikan Barak Obama gjate vizites se bere ne Qendren Kombetare te Antiterrorizmit.

“Nuk mund te premtojme qe nuk do te kete sulme te tjera ne token amerikane, ajo qe une mund te premtoj eshte se do te bej gjithcka qe eshte e mundur per te ruajtur sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe qe do te perpiqemi te ndertojme nje bote me te mire’, ka shtuar me tej ne fjalen e tij presidenti Obama.

Deklarata e shefit te Shtepise se Bardhe ka ardhur pas mesazhit kercenues te shperndare ditet e fundit ne disa uebsajte islamike te numrit 2 te Al Kaedas Al Zavahiri ndaj SHBA-se.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta