
Pilotet europiane po pergatisin nje vale demonstratash anekend kontinetit te vjeter.
Ata ankohen se oret e zgjatura te fluturimeve po u vene jetet ne rrezik dhe kerkojne nje zgjidhje te problemit. Sindikalistet argumentojne se rregullat ekzistuese qe percaktojne oret e tyre te fluturimit, jane te pasigurta dhe se qendrimi ne ajer per nje kohe te gjate dhe lodhja qe vjen si pasoje e saj, jane faktore per 15 % te aksidenteve.
Agjensia Europiane e Sigurise ne Aviacion, thote se po e merr ne konsiderate nje raport shkencor mbi ceshtjen.
Iniciatives mendohet t’i bashkohen pilote nga 35 vende europiane. Nuk dihet ende me siguri nese veprimi i tyre do te shkaktoje crregullime te fluturimeve apo orareve.
Pilotet dhe pjesetaret e tjere te stafit ajror pretendojne se kushtet e tyre te punes kane ardhur ne perkeqesim nderkohe qe linjat ajrore po perpiqen cdo dite e me shume te shkurtojne shpenzimet.
Top Channel