Adriano shkelqen, dopiete ne derbi
05/10/2009 14:45
Adriano konfirmon rilindjen e tij ne radhet e skuadres se Flamengos pas dopietes se shenuar ne ndeshjen kunder Fluminenses.
“Perandori” ka dhuruar nje paraqitje pozitive duke shenuar 2 gola ne 45 minuteshin e dyte. Kjo fitore e ngjit Flamengon ne vendin e gjashte me 4 pike me pak nga vendi i katert qe eshte edhe i fundit per te hyre ne zonen e Kupes Libertadores.
Ky eshte goli i 15-te sezonal per sulmuesin brazilian. Pak dite me pare Adriano dha nje interviste te gjate ku shpjegoi arsyet e depresionit dhe periudhen e erret te kaluar tek Inter.
Top Channel