Filipine, “Parma†shkakton 15 viktima
04/10/2009 16:00
Te pakten 15 viktima jane shkaktuar ne Ishujt Filipine si nga kalimi i Tajfunit Parma.
Lajmi njoftohet nga mediat vendase ku shtohet se ishujt me te goditur ndodhen ne veri te vendit ku edhe jane regjistruar pjesa me e madhe e viktimave.
Po sipas te njejtave burime shumica e viktimave jane femije te grupmoshes nga 8 deri ne 10 vjec.
Nderkohe situata paraqitet edhe me shume kritike pas parashikimeve te meteorologeve, te cilet shprehen se tajfuna “Parma” do te godase edhe per te pakten tri dite zona te banuara ne Filipine.
Top Channel