Dorehiqet Loncarevic, Tirana ne kaos

04/10/2009 08:50

“Edhe po te fitoja 5-0 do te largohesha nga Tirana. Situata eshte shume e renduar ne klub. Nuk do te them se kush eshte fajtori”.

Me kete deklarate te fundit largohet kroati, i cili ka drejtuar gishtin e akuzes nga presidenti Halili dhe anetaret e kryesise, te cilet e kishin kritikuar ashper teknikun kroat ne analizen e te henes se kaluar. “Nuk mund te vazhdoj me, idete e mia nuk perputhen me idete e drejtuesve”.

Barazimi 1-1 ndaj Kastriotit i ha koken trajnerit te Tiranes, Ilija Loncarevic, i cili menjehere  pas tij dha doreheqjen e parevokueshme. Kroati u be trajneri i peste qe dorehiqet ne kete sezon te  Superiores. Me pare e kishin dhene ate Gugash Magani (Shkumbini), Eqerem Memushi (Flamurtari), Ilir Qirjako (i shkarkuar nga Gramozi) dhe Hasan Lika (i shkarkuar nga Vllaznia). Kroati u largua perfundimisht, duke lene nje imazh te shemtuar ne Shqiperi, e duke konfirmuar se “jeta” e nje trajneri te huaj te Tirana eshte shume e shkurter, duke pare dhe historine e 4 paraardhesve te huaj te te 23-here kampionet.

Tirana e Loncarevic beri nje nisje jo te mire te sezonit aktual, duke fiksuar nje bilanc negativ: ne 6 ndeshje, 2 fitore, 2 barazim, 2 humbje. Ky konsiderohet edhe si nje nga startet me te keqija te bardhebluve ne keto vitet e fundit. Ndikim te padiskutueshem ne kete situate paten mungesat e shume lojtareve kryesore si: Mukaj, Memelli, Muzaka e Dabulla, por edhe problemet gjithnje te pranishme mes drejtuesve te klubit.

“Shkelmin” e fundit e mori dje ne sfiden ndaj Kastriotit. Miqte e kaluan ne avantazh ne fundin e pjeses se pare me Roshin. Vetem pak minuta para fillimit te pjeses se dyte barazoi i rikthyeri nga demtimi, Muzaka. Por minutat e mbetura nuk u mjaftuan bardhebluve per te ndryshuar rezultatin e fiksuar te barazimi 1-1.

“Nuk mund te vazhdoj me, pasi idete e mia te funksionimit te skuadres nuk perputhen me idete e drejtuesve, u shpreh Loncarevic menjehere pas ndeshjes. Shpresoj qe nje trajner te dije ta drejtoje me mire se une. Doreheqjen e kisha planifikuar dhe sikur ta kisha fituar ndeshjen 5-0. Situata eshte shume e renduar ne klub. Nuk do te them se kush eshte fajtori”. Ka mjaftuar ky prononcim i shkurter dhe pa iu referuar emrave konkrete, por qe tregonte qarte qe gishti drejtohej nga presidenti Halili dhe anetaret e kryesise, te cilet e kishin kritikuar ashper teknikun kroat ne analizen e te henes se kaluar. Gjithsesi, edhe pse deshtoi ne Champions League (u eliminua nga Stabeek 1-1, 0-4), Loncarevic ka fituar me bardheblute Superkupen e Shqiperise (2009) dhe kupen simbolike “Kujtim Majaci”.

Pervec Loncarevic, Tirana ka pare ne drejtimin e saj edhe kater trajnere te  huaj si hungarezi Miklosh Temeshvari (2000-2001), boshnjaku Enver Haxhiabdic (2002-2003), italianin Leonardo Menikini (2005) dhe kroato-boshnjakun Blazh Slishkovic. Pervec faktit se kane drejtuar skuadren me te pasur ne Shqiperi, te kater trajneret e huaj te meparshem i bashkon edhe nje statistike e dhimbshme: asnje nga ata nuk arriti ta perfundoje sezonin, duke u larguar per shkaqe qe lidhen si me rezultatet (jo fort te mira), por dhe me atmosferen “vrasese” te ambientit bardheblu. Hungarezi Miklos Temeshavari (2000-2001), i cili u largua pas 8 muajsh. Te njejtin fat pesoi me pas edhe profesori boshnjak, Enver Haxhiabdic (2002-2003), qe u rezistoi klaneve bardheblu vetem 5 muaj.

Ne sezonin 2005-2006 italiani Leondardo Menikini la Tiranen pas 4 muajsh. Edhe Blaz Slishkovic dha doreheqjen, por ne javen e 14-te pas nje barazimi te dhimbshem me Partizanin, 2-2. Temeshvari fitoi Superkupen (2001), Haxhiabdic fitoi Kupen e gazetes “Sport ekspres”, ndersa Blaz Slishkovic fitoi trofeun nderkombetar “Taci Oil Albania Reads” perballe Milanit.
 

Top Channel