Sumatra, numri i viktimave mund te dyfishohet

03/10/2009 19:40

Sipas burimeve zyrtare indoneziane, numri i viktimave te termetit qe te merkuren goditi ishullin e Sumatres mund te dyfishohet.

Burimet theksojne se rreshqitjet e tokes kane shkaterruar kater fshatra qe ndodheshin ne nje koder te rajonit te Padangut.

Nese te gjithe konfirmohen si te vdekur, dhe shume mundesi ka qe te ndodhe keshtu, atehere bilanci i viktimave te termetit do te shkonte ne 1300, nga 715 qe eshte aktualisht.

Nderkohe, skuadrat e shpetimit po vazhdojne punen per nxjerrjen e personave te mbetur te bllokuar ne rrenojat e pallateve te shembura, te cilet llogaritet te jene rreth 4 mije.

Top Channel