Itali, vleresime per koreografen shqiptare te gjimnastikes

03/10/2009 09:35

I quajne fluturat e kaltra. Jane gjashte vajzat qe perbejne ekipin kombetar te gjimnastikes ritmike, fitues i dy medaljeve te arta ne kampionatin boteror te zhvilluar kohet e fundit ne Japoni. Nje nder elementet e vleresuar nga juria ishte edhe koreografia, veper e artistes shqiptare Klarita Kodra.

Prej pak muajsh ajo eshte koreografja e kombetares italiane te gjimnastikes ritmike dhe duket se i ka sjelle fat ekipit, pas zhgenjimit te madh ne Lojerat Olimpike te Pekinit ne vitin 2008. Klarita, ose Klara siç e therresin, ka lindur nga nje familje me origjine  boshnjake me banim ne Tirane, ku ka hedhur edhe hapat e pare ne fushen e baletit.

Pas diplomimit ne Rusi, ajo ka marre pjese ne trupat e teatrit te Baku, Torino, Verona, Sarajeve e Tirane si balerine e pare. Por endrra e saj shua papritur pas nje problemi ne gjurin e djathte, gje qe e detyroi te lere kercimin, por jo baletin.  

Tashme koreografe e afirmuar, Klarita Kodra, me banim ne Itali prej vitit 2000 eshte krijuesja e piruetave dhe levizjeve plot harmoni qe çuan Italiane dy here ne podiumin me te larte.

Top Channel