Heshtje zgjedhore sot ne te gjithe Greqine vetem disa ore para hapjes se kutive te votimeve,ne zgjedhjet e parakohshme te 4 Tetorit. Partite politike kane mbyllur fushaten elektorale te tyre dhe mitingjet neper qytetet e vendit duke pritur rezultatin e neserm.

Demokracia e Re dhe udheheqesi i saj duket se do te lene te turperuar pushtetin per gjendjen ku e kane sjelle vendin dhe ne se humbja, sipas parashikimeve eshte me diference te madhe, pritet edhe doreheqja e Karamanlis nga udheheqja e partise.

Te permbajtur ne kampin tjeter, derisa rezultati te vertetoje epersine e tyre, socialistet me seriozitet presin te marrin pushtetin, te vendosur te luftojne deri ne fund korrupsionin, te spastrojne fushen politike nga mentalitetet dhe praktikat e vjetra dhe te sjellin nje fryme te re ne radhe te pare me zhvillimin ekonomik te vendit, duke ngjallur besimin dhe shpresen e elektoratit.

Socializmi nuk ka vdekur ishte ideologji, por duhet te behet realitet- deklaron sot tek nje interviste per gazeten “Ta Nea”, Luis Ajala sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste, i cili shton se- eshte shume krenar per fitoren e sigurte te Papandreut, qe do t’u jape kurajo shume njerezve.

Eshte hera e 13 qe greket shkojne ne zgjedhjet parlamentare qysh prej vitit 1974 kur u rivendos demokracia pas juntes ushtarake. Kesaj here pa afisha neper rruge,pa zhurme dhe me shume me pak entuziasem.

Ne 12 gara elektorale te zhvilluara, 3 prej te cilave vetem brenda 10 muajve ne vitet 89 -90, pese here kane fituar socialistet dhe 7 here Demokracia e Re, megjithese qeverite socialiste kane qene me shume vite ne pushtet.

Ne keto 35 vjet posti kryeministror eshte shkembyer vetem nga 5 udheheqes ,Kostandinos Karamanlis, themeluesi i Demokracise se Re,Andrea Papndreu themeluesi i partise socialiste PASOK, Konstandinos Micotaqis,Kostas Simitis dhe Kostas Karamanlis.

Neser prej ores 7:00 te mengjesit deri ne oren 7:00 te mbremjes 9.834.970 votues do te votojne ne 20.828 qendra votimi ne gjithe vendin dhe do te zgjedhin midis 23 partive ,300 nga 3.905 kandidatet per deputete ne parlamentin grek.

Top Channel