Singapori, Massa: FIA te ndryshoje dhe rezultatin

02/10/2009 10:45

Vendimi i FIA-s per skandalin e Singaporit ne vitin 2008 duhej te kishte shkaktuar edhe disa vendime te tjera zinxhir.

Kete e thote nenkampioni i botes, Felipe Massa, sipas te cilit, me denimin e disa pjesetareve te stafit duhej ndryshuar edhe renditja e gares. “Renault mashtroi por FIA nuk e ndryshoi rezultatin e gares. Une mendoj se duhet ta beje sepse une e humba kampionatin per nje pike. Ne ate gare nje pilot fitoi me hile”, shprehet braziliani ne nje interviste per televizionin “O Globo”.

Ne vijim, ai ben nje krahasim duke kujtuar rastin e Juventusit qe iu hoq kampionati dhe u dergua ne Serie B. “Formula 1 duhet te ndjeke shembullin e futbollit kur zbulohet nje mashtrim. Sjellja e Nelsinho Piquet nuk ka qene me vend, sepse e denoncoi skandalin vetem pas nje viti. Une si pilot nuk do ta pranoja asnjehere kerkesen e skuderise per t’u perplasur qellimisht ne menyre qe te me rinovojne kontraten”, shprehet Massa.

Me tej ai ka folur per shokun e ri te skuadres ne vitin 2010, Fernando Alonso. “Me Raikkonen kam pasur nje marredhenie te mire dhe shpresoj qe e njejta gje te ndodhe edhe me Alonson”, shton Massa. 

Top Channel