“Grupi i Llapit” i perbere nga deputeti i Kuvendit te Kosoves Remzi Mustafa dhe dy ish pjesetaret e UCK-se Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti u denuan nga Gjykata e Prishtines me akuzen per krime lufte.

Deputeti kosovar i cili ishte edhe kryetari i Komisionit per Pune te Brendshme dhe Siguri ne Kuvend nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves, Remzi Mustafa eshte denuar me 4 vjet heqje lirie, Latif Gashi me 6 vjet dhe Nazif Mehmeti me 4 vjet burgim.

Ata akuzoheshin per krime lufte te kryera ne vitet 98-99 trajtim cnjerezor rrahje dhe torturim te civileve te paraburgosur.

Me 7 korrik 2009, ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine kishte filluar rigjykimi kunder Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe Rrustem Mustafes. Gjate seances se provave te ketij rigjykimi ishin mbajtur dymbedhjete seanca degjimore. ceshtja ishte ndjekur nga nje prokuror i EULEX it.

Ceshtja ishte hetuar gjate vitit 2001 deri ne vitin 2002 dhe per here te pare u paraqit ne gjykate ne vitin 2003.
 

Top Channel