Obama para CIO-s: Cikago ka shpirtin olimpik

02/10/2009 12:50

Presidenti i SHBA-se, Barak Obama ka mbeshtetur fuqishem kandidaturen e Cikagos per Olimpiaden 2016.

“Besoj ne levizjen e sportit sepse jam nje qytetar i Cikagos dhe perfaqesoj ketu qytetaret amerikane”, tha Obama para Komitetit Nderkombetar Olimpik. Me tej, ai shtoi se familjet rreth liqenit Micigan jane shume mikpritese dhe do t’u bejne nje pritje shume te ngrohte atleteve.

“Jemi nje komb qe ka hapur perhere krahet per banoret e botes, perfshi ketu babain tim qe erdhi nga Afrika. E di qe do ta keni te veshtire per te vendosur por jam ketu per te lehtesuar vendimin tuaj. Kam punuar me njerez te ndryshem dhe kam zbuluar qe Cikagoja eshte qyteti me amerikan”, shtoi kreu i Shtepise se Bardhe nga Kopenhageni.

Ai tha se Cikago ka nje numer te madh lagjesh dhe nje histori unike. “Me pune dhe disipline e vendosmeri ne mund t’ia dalim sepse shpirti amerikan eshte edhe shpirt olimpik. Ja pse duam qe olimpiada te zhvillohet ne Cikago dhe ne SHBA”, perfundoi Obama. 

Top Channel