Mister per organet e drejtesise ne Kosove mbeten ende vrasjet me motive politike bere ish-ushtareve te UCK-se, politikaneve, zyrtareve presidenciale, deputeteve, gazetareve, pjesetareve te policise dhe qytetareve te zakonshem.

Per te gjitha keto raste, institucionet pergjegjese nuk i kane ‘dale zot’ te ndricojne se paku nje rast prej tyre.

Analistet dhe ekspertet e sigurise thone se kjo situate po zbeh besueshmerine ndaj institucioneve te sigurise.

“Duket se institucionet e Kosoves, policia dhe prokuroria, por edhe institucionet nderkombetare nuk kane arritur te kryejne punen e vet. Kjo situate zbeh edhe autoritetin e policise edhe besueshmerine e qytetareve, e cila krijon ndjenjen e frikes tek njerezit e zakonshem”, deklaron analisti Ramush Tahiri.

Vrasjet nisin qe pas luftes dhe ende s’kane pergjigje. Edhe pse Policia e Kosoves pothuajse cdo muaj shperblehet me mirenjohje per punen efektive te saj, kerkesa e Top Channel per te ditur me shume ne lidhje me hetimet ndaj vrasjeve ka qenduar per me shume se 20 dite ne sirtaret e drejtorit te Departamentit te Hetimeve ne Policine e Kosoves.

Shefi i hetimeve Kardi Arifi, nuk e ka pare te arsyeshme se paku t’iu shpjegoje qytetareve te Kosoves nese jane duke vazhduar hetimet apo jo!

Ndersa, zyrtaret e EULEX-it kane konfirmuar se disa nga rastet jane duke u hetuar, ndonese nuk jane prononcuar me ndonje te dhene konkrete.

Nuredin Ibishi, dikur pjese e policise, thote se bartja e kompetencave nga policia e UNMIK-ut tek policia vendase dhe tani te EULEX-i ka zvarritur keto raste.

“Ceshtja tjeter eshte  mungesa e komponentes se policise gjyqesore, qe kishte per t’u marre direkt me keto ceshtje. Nderkohe, tani pas bartjes se kompetencave nga UNMIK-u tek EULEX po pamundesohet ‘ushqimi’ i lendeve, kembimi i informatave dhe pasurimi i tyre nga zyrtaret brenda policise se Kosoves. Vete policia duhet te beje reforma qe t’i procedoje vete lendet me prokurorin publik dhe gjyqtarin e procedures paraprake”, thote Ibishi.

Te mistereshme per policine jane dhe dy sulmet ndaj ish-presidentit te ndjere Ibrahim Rugova.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta