Nje batalion gjermano-austriak do te dislokohet ne Kosove javen e ardhshme, per te marre pjese ne stervitjen rutinore te trupave te NATO-s.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave vendosja e ketyre trupave nuk do te behet per te parandaluar ndonje situate qe pritet te ndodhe ne Kosove.

Gjithesesi, stervitja ka si qellim te tregoje se trupat nderkombetare jane te gatshme per t’u perballur me cdo skenar.

Batalioni perbehet nga 600 ushtare dhe permes stervitjes do te tregoje se trupat nderkombetare jane mesuar me terrenin dhe mjedisin ne Kosove.

Top Channel