
Ka mberritur ne 134 numri i nxenesve te helmuar ne Fushe Kosove. Sipas analizave te para te spitalit te Prishtines, helmi i hedhur ne shkollen e mesme ekonomike “Hivzi Sylejmani”, u ka shkaktuar nxenesve te prekur crregullime nervore.
Rezultatet perfundimtare te analizave pritet te vertetohen jashte Kosoves.
Policia nderkohe nuk ka asnje te dyshuar per hedhjen e helmit e as zyrtaret pergjegjes te arsimit ne komunen e Fushe Kosoves nuk kane ndonje te dhene konkrete.
Drejtoresha serbe e nderrimit te paradites ka preferuar te mos beje asnje koment mbi ngjarjen.
Ne shkollen “Hivzi Sylejmani”, nxenesit serbe e zhvillojne mesimin paradite, ndersa ata shqiptare ne poret e pasdites.
Per te zbutur situaten e krijuar, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka kerkuar nga qytetaret qe te mos krijojne panik deri ne perfundim te rezultateve laboratorike.
Top Channel