I ndodhur perballe situates me te veshtire ekonomike qe perballon vendi dhe sondazheve qe i japin shume pak shanse per te fituar, kryeministri grek Karamanls jep nje beteje fatale ne zgjedhjet e 4 tetorit te cilat ai i shpalli parakohe.

Dy here ne te kaluaren ai ka fituar ndaj rivalit te tij, kryesocialistit Papandreu, por tashme situata ka ndryshuar dhe ai kerkon nje shans te fundit nga greket per ta besuar qe te nxjerre vendin nga kriza.

Kostas Karamanlis eshte nipi i Kostandinos Karamanlis, ish-presidentit grek dhe themeluesit te partise Demokracia e Re.

Pas studimeve ne Greqi dhe me pas ne SHBA ne fillim te viteve ‘80, Karamanlis vazhdon traditen e xhaxhait te tij dhe vjen ne krye te partise konservatore ne vitin 1997.

Dy here merr mandatin popullor per kryeminister, ne 2004 dhe 2007, por qeverisja e tij u konsiderua me e keqja e 35 viteve te fundit.

Ne betejen elektorale ai perdor akuza ndaj rivalit te tij se nuk ka asnje program konkret per daljen e vendit nga kriza.

“Pasoku, qe perfundimisht pas shume muajsh kundershtimi pranon seriozitetin dhe tensionin e krizes, nuk guxon te zbuloje asnje nga masat e veshtira qe do te merrte ne se do te vinte ne pushtet”, shprehet Karamanlis.

Me tej ai hedh hijen e dyshimit se Papandreu mbeshtet interesat amerikane ne rajon. “Pretendimet e kryetarit te Pasok per marreveshjen Burgas-Aleksandrupoli, se gjoja siguron interesat vetem te pales ruse, jane te pabaza, krejtesisht te pabaza dhe mosbesimi i tij na demton. I ben dem politikes kur ve mbi cdo gje interesat kombetare”, thote kryeministri grek.

Eshte fakt qe gjate qeverisjes Karamanlis formohet per here te pare ne Greqi Instituti i Emigracionit dhe fillon nje perpjekje per regjistrimin dhe legalizimin e emigranteve te huaj, ndersa me shume se 24.000 minoritare shqiptare qe jetojne ne Greqi marrin nenshtetesine greke dhe votojne ne zgjedhjet e se dieles.

“Deshiroj ne kete moment te theksoj se perqafojme vellezerit tane vorioepiriote. Qeveria vertetoi me vepra interesin e saj. Theksoj gjithashtu arritjet e marreveshjeve te rendesishme dypaleshe me Shqiperine fqinje. Marreveshjen per dy varrezat ushtarake. Perfundimin e veprave te rendesishme te infrastruktures ne zonen e minoritetit kombetar grek”, ka deklaruar Karamanlis me 19 shtator te ketij viti gjate nje vizite ne Janine.

Sipas vleresimeve te analisteve greke, nese Karamanlis humb ne 4 tetor rrezikon edhe postin e kryetarit te partise konservatore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta