Itali, 17 te vdekur nga moti i keq ne Mesina

02/10/2009 15:35

Moti i keq ka perfshire qytetin e Mesines ne Sicili, duke shkaktuar pervec permbytjeve dhe rreshqitjeve te tokes edhe vdekjen e 17 personave.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, te cilat i referohen burimeve prane Mbrojtjes Civile. Sipas ketyre te fundit, bilanci eshte i pjesshem, pasi disa dhjetra persona te tjere rezultojne te humbur.

Nderkohe, rreth 700 persona te tjere kane mbetur te pastrehe pasi shtepite e tyre jane mbuluar nga uji dhe balta.

Sipas burimeve, behet fjale per banore te fshatrave Xhampilieri, Briga dhe Skaleta, ku dhjetra ndertesa jane shembur.

Top Channel