Denimi i “Grupit te Llapit”, reagojne organizatat
02/10/2009 13:15
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-se kane reaguar ndaj denimit me 13 vjet burg per pjesetaret e “Grupit te Llapit”.
Organizatat shprehin shqetesimin e tyre, per vazhdimin e praktikave te UNMIK-ut ne Kosove, nga ana e EULEX-it.
“Per nje dekade me radhe, administrata nderkombetare, permes mekanizmave te ‘drejtesise’, vazhdimisht ka organizuar komplote kunder luftes Clirimtare te UÇK-se dhe sakrifices se kombit shqiptar per liri”, thuhet ne reagimin e ketyre organizatave.
Top Channel