Kryetari i Kuvendit te PDSH-se, Arben Xhaferi ka kritikuar me tone te ashpra politiken e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, te cilin e ka krahasuar me diktatorin ser Sllobodan Milloshevic.

Ne nje interviste per agjencine bullgare te lajmeve “Fokus”, Xhaferi ka deklaruar se, ne pamundesi per te zgjidhur ceshtjen e emrit, Gruevski po fut krizen ne ceshtje gjeo-strategjike.

“Me keto sjellje Gruevski po me kujton Sllobodan Milloshevicin. Mendoj se me politiken e tij ai po tenton te luaje nje karte gjoestrategjike te paramenduar dhe joreale”, ka theksuar Xhaferi.

Ish-kryetari i PDSH-se ka shtuar me tej se kjo loje politike e kryeministrit maqedonas eshte me e rrezikshme se paralajmerimet e shqiptareve.

“Gruevski deshiron te luaje lojra te medha, por per kete ai nuk ka ekip, nuk ka pjekuri politike dhe nuk di t’i menaxhoje gjerat”, ka shtuar Xhaferi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA