Gjenerali rumun Nikola Plesita, i cili ne vitin 1981 rekrutoi terroristin e njohur Carlos “Cakalli” per te sulmuar redaksine e radios Evropa e Lire, ka vdekur ne moshen 80-vjecare.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave Plesita, ish-shef i policise se sigurimit ne Rumani, nderroi jete ne fillim te javes.

Me urdher te diktatorit Nikola Caushesku, Plesita kishte angazhuar terroristin venezuelian Ilic Ramirez Sancez, alias Carlos, per te sulmuar zyrat e REL ne Mynih.

Gjate sulmit terrorist nje person humbi jeten dhe 9 te tjere u plagosen. Pas renies se komunizmit Plesita u ballafaqua me nje proces gjyqesor qe zgjati rreth 10 vjet, por u shpall i pafajshem ne fillim te vitit.

Top Channel