Qeveria e Kosoves ka shpenzuar 200 mije euro per te pajisur administraten e saj me telefona celulare.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave ky proces po vazhdon dhe punonjesit e administrates kerkojne qe te pajisen me telefon te tipit “Nokia E71”, i cili ne dyqanet e Prishtines kushton plot 300 euro.

Sipas burimeve, vetem zyra e kryeministrit Thaci ka shpenzuar 10 mije euro per telefona te tille.

Burimet shtojne me tej se per te mbushur telefonat e administrates, kryesisht per keshilltaret e kryeministrit, zevendesve dhe ministrave, qeveria shpenzon 100 mije euro ne vit.

Top Channel