Diplomacia kosovare ka paralajmeruar njohje te reja te pavaresise pas lobimit te kryer ne Nju Jork, gjate Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se ne kete proces Kosova do te kete ndihmen e aleateve te saj, te cilet do ta mbeshtesin edhe ne GJND.

“Vendet qe kane mbeshtetur Kosoven edhe me njohje edhe ne procesin per njohje te tjera do te jene miq te Kosoves dhe partnere. Eshte me rendesi qe do te kete njohje te reja”, ka pohuar Sejdiu.

Sipas mediave kosovare, Kosoven mund ta njohin shume shpejt 30 shtete te tjera te botes, gje qe eshte pranuar edhe nga ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic.

“Lobimin per njohje te reja te pavaresise se Kosoves po e zhvillojne ata qe kane sponsorizuar pavaresine e saj edhe ne te kaluaren”, ka deklaruar Jeremic.

Shefi i diplomacise serbe i eshte referuar kryesisht Shteteve te Bashkuara, Britanise se Madhe, Gjermanise dhe disa vendeve te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA