Toyota prane largimit nga Formula 1

30/09/2009 12:00

Skuderia Toyota eshte shume prane largimit nga garat e Formula 1 per shkak te bilancit negativ qe ka shenuar per te tretin vit rresht.

Gjigandi japonez i prodhimit te makinave ben me dije se nese ecuria ne treg do kete te njejtin ritem, atehere do terhiqet nga garat e shpejtesise. Lajmin e ben te ditur kreu i skuderise nipotike, Tadashi Yamashina.

“Duhet te punohet per nje Formula 1 qe te kushtoje pak”, shprehet ai. Toyota ka hartuar nje plan per daljen nga kriza, ku nje nga pikat eshte edhe largimi nga pistat e Formula 1.

Top Channel