Maradona: Do me shpetoje Zoti

30/09/2009 10:45

Nuk mund te thuhet se kjo eshte nje nga periudhat me pozitive te jetes se ish sulmuesit legjendar te Argjentines, Diego Armando Maradona.

Rreziku per moskualifikimin e kombetares qe ai drejton dhe problemet me disa ceshtje fiskale ne Itali e kane zhytur Maradonna-n ne erresire te plote, por ai ia le gjithcka ne dore Zotit. “Shpresoj qe Zoti te me shpetoje, ashtu sic ka bere edhe here te tjera”, shprehet Maradonna ne nje deklarate shtypi.

Ne mesin e muajit tetor Argjentina do luaje ndeshjen e rendesishme kunder Peruse ne Buenos Aires dhe me pas do udhetoje ne Uruguaj ku praktikisht do vendoset nese ne boteror do shkojne vendasit apo bardhekalterit. “Duhet ta ngulusim ne mendje se jane dy ndeshje shume te rendesishme”, shtoi tekniku i Argjentines.  

Top Channel