Konstituimi i Keshillit te Sigurise se Maqedonise perfundimisht ka lene shqiptaret te pa perfaqesuar ne menyre dinjitoze.

Derisa ne mandatet e kaluara ky trup i larte shteteror qe udhehiqet nga presidenti ishte i perbere nga dy perfaqesues shqiptare, tanime ka mbetur vetem me nje perfaqesues shqiptar.

Per here te pare presidenti Gjorgje Ivanov ka vendosur qe vendin e nje perfaqesuesi shqiptar ta zevendesoje me nje kuader te komuniteteve tjera.

Kesaj radhe anetari i Keshillit te Sigurise eshte zgjedhur Abdylaqim Ademi ne cilesine e zevendeskryeministrit, ndersa vendi tjeter i ka takuar Veli Krecit, perfaqesues i komunitetit turk.

Top Channel