Kupa e Shqiperise, sot ndeshjet e turit te dyte

30/09/2009 09:00

Edicioni 2009-2010 i Kupes se  Shqiperise do te vazhdoje sot me ndeshjet e turit te dyte paraeliminator.

Ne oren 15:00 ne fushe zbresin kater cifte, ku do te percaktohen skuadrat qe do t’u bashkohen 28 elitareve (12 skuadrave nga Kategoria Superiore dhe 16 ekipeve qe militojne ne Kategorine e Pare).

Ne Grupin e Jugut, Vlora pret ne fushen e saj Delvinen. Skuadra e dyte e qytetit bregdetar u kualifikua fale fitores 2:1 me Kelcyren, ndersa delvinjotet “shkaterruan” 5:0 Himaren. Takimi tjeter i ketij grupi eshte ai ndermjet Tomorit (qe nje jave me pare fitoi 2:0 me Permetin) dhe Domosdoves, e cila eliminoi Maliqin.

Ne Grupin e Veriut Clirimi pret Luzin, ndersa Mamurrasi ndeshet me Ilirine. Edhe pse eshte kualifikuar ne turin e dyte, sot Luzi do te luaje ndeshjen e pare ne kete edicion te Kupes. Ata u kualifikuan ne tavoline, sepse Perparimi nuk u paraqit.

 

Top Channel