
Ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner ka kritikuar protesten e zhvilluar disa dite me pare ne Kosove, ku u shkaterruan makinat e misionit EULEX.
Kouchner ka theksuar se kjo proteste nuk ishte aspak e kendshme, per faktin se ajo u be nga nje popull i cili po ndihmohet vazhdimisht nga BE.
“Ne Prishtine ndodhi nje manifestim shume i pakendshem, ne te cilin u shkaterruan makinat e EULEX-it. Madje, keto veprime u kryen nga njerez te cilet ne po i ndihmojme dhe kjo nuk eshte aspak pozitive”, ka deklaruar Kouchner.
Me tej shefi i diplomacise franceze ka perkrahur idene e presidences suedeze te BE per te zhvilluar nje konference per Ballkanin perendimor.
“Franca gjithmone ka qene ne favor te hyrjes se vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian”, ka shtuar Kouchner.
Top Channel