Perfaqesuesit e Komitetit Ushtarak te NATO-s po qendrojne ne Kosove, ne kuader te nje vizite zyrtare.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne qender te kesaj vizite eshte ceshtja e sigurise ne shtetin me te ri te Evropes.

Sipas burimeve, zyrtaret e larte te Aleances jane takuar tashme me komandantin e trupave te KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler, nderkohe qe do te zhvillojne edhe nje seri takimesh te tjera.

Komiteti Ushtarak eshte struktura kyce qe keshillon strukturat vendimmarrese civile te Aleances.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta