Lika: Nuk jam une e keqja e Vllaznise

29/09/2009 08:45

Tre humbje ne pese  ndeshjet e para te kampionatit, vetem nje gol i shenuar ne 450 minuta loje dhe vendi i parafundit ne klasifikimin e Kategorise Superiore (me 4 pike) jane shifrat qe tregojne qartesisht se Vllaznia eshte ne krize.

Skuadra eshte kritikuar ashper nga presidenti Fushaj per startin e dobet te sezonit, ku ne qender te kritikave perveç lojtareve ka qene edhe stafi teknik.

Por, edhe pse pranon pergjegjesite e tij, trajneri Hasan Lika “rebelohet” ndaj drejtuesit me te larte te klubit, duke deklaruar se ai nuk eshte e keqja e skuadres.

“Kur skuadra funksionon dhe merr rezultatet e deshiruara, trajneri gjithmone qendron disi ne hije, meritat e tij harrohen. Por, sa here qe gjerat nuk ecin ashtu si te gjithe deshirojne, trajneret dhe ndihmesit e tyre behen shkaktaret kryesore”, deklaroi Lika. “Gjithsesi, dua te them se une nuk jam e keqja e Vllaznise. Natyrisht qe kam pjesen time te pergjegjesise, por situata duhet analizuar ne teresi dhe pergjegjesite duhen ndare. Se bashku me stafin teknik kemi punuar me pergjegjesi e profesionalizem, duke dhene gjithçka per skuadren”.

Ne fundjaven e ardhshme shkodranet do te jene te impenjuar ne nje tjeter transferte te vetme.

Top Channel