Lika, idhulli i tifozeve te Bolusporit

29/09/2009 08:55

Menjehere pas transferimit te Boluspori ne Ligen 1 turke, Gilman Lika fitoi simpatine e drejtuesve te klubit, stafit teknik, por mbi te gjitha te tifozeve.

Ne sfiden e fundjaves, te fituar 3:1 perballe Adnasporit, shkodrani ka qene me i miri ne fushen e lojes. Me inkursionet e tij nga e majta, ai ishte rreziku me i madh per mbrojtesit kundershtare.

22-vjeçari, i cili eshte pjese e perhershme e Kombetares se Josip Kuzhe, fitoi nje penallti per Bolusporin, ndersa dy lojtare kundershtare u ndeshkuan me karton te kuq pikerisht prej nderhyrjeve ndaj tij. Ne fund te ndeshjes, Lika ishte me i duartrokituri nga tifozet dhe ka marre vleresimet maksimale nga mediat.

Ai ishte lojtari vendimtar, me penalltine e fituar qe zhbllokoi rezultatin dhe asistin e golit te dyte ne fundin e 45 minutave te para. Mesfushori i krahut te majte tregon episodet e ndeshjes, por edhe nderhyrjet e ashpra te lojtareve te Adnaspor. “Gjithçka ne fushen e lojes ishte shume e tensionuar. Ne minuten e 20 te takimit fitova penallti, sepse me frenuan ne menyre te parregullt ne zone. Ishte nje moment vendimtar, sepse shenuam golin e pare, por mbetem edhe ne superioritet numerik, pasi gjyqtari e largoi me karton te kuq mbrojtesin qe me shkaktoi faull”, tha Lika.

“Fituam sepse luajtem me mire se Adnaspori. Gjithsesi duhet thene se nuk ishte nje ndeshje e lehte per menyren sesi rrodhen ngjarjet. Ne vazhdim te sfides, gjyqtari nxori edhe tre kartone te kuq per lojtaret kundershtare: nje per faull ndaj meje dhe dy te tjere per protesta”.

Pavaresisht lojes se ashper, kuqeziu nuk pati asnje problem: “Kam marre shume goditje. Lojtaret e Adnasporit tentonin te me ndalnin vetem me shkelma, por fatmiresisht nuk pata ndonje problem serioz. Goditjet me kane dhene disa shqetesime te lehta, qe do te kalojne shpejt. Do te jem i gatshem per takimin e radhes”.

Gjate fundjaves, ne Ligen 1 turke (Kategoria e Dyte), protagonist eshte bere edhe Xhevair Sukaj. Sulmuesi shkodran shenoi golin e vetem per Orduspor, ne barazimin 1:1 qe skuadra e tij arriti ne shtepi perballe Koniasporit, kryesueses se kampionatit.

Top Channel