
Nje zedhenes ushtarak amerikan thote se do te lirohen 75 prej 223 te burgosurve ne Guantanamo, si pjese e perpjekjes per mbylljen e kesaj qendre ndalimi.
Zedhenesi ushtarak Bruk De Ualt tha se emrat e personave qe do te lirohen jane publikuar ne qendren e ndalimit ne Guantanamo.
Njoftimet e shtypit vene ne dukje se ne liste e ndodhet nje jemenas qe tashme eshte kthyer ne atdhe dhe dy uzbekas qe jane vendosur ne Irlande.
Grupi i punes ka marre ne shqyrtim nje nga nje çeshtjet e te burgosurve ne Guantanamo per te vendosur se kush do te dale ne gjyq dhe kush do te lirohet.
Presidenti Barak Obama ka caktuar 22 janarin e vitit tjeter si afatin e mbylljes se burgut te Guantanamos ku mbahen persona te dyshuar per terrorizem.
Top Channel