El Salvador, rrufeja i merr jeten futbollistit

29/09/2009 15:40

Tragjedi ne nje fushe futbolli ne El Salvador ku rrufeja i ka marre jeten nje futbollisti dhe ka plagosur nje tjeter.

Ngjarja ndodhi ne San Miguel gjate nje ndeshjeje futbolli. Viktima eshte 21 vjecari David Zaldivar Tobar, i cili u shtri pa ndjenja ne fushe pas momentit te goditjes elektrike qe mori nga rrufeja. Ai u trasportua menjehere ne spital por nuk mundi te jetonte.

Nderkohe, David Saravia u plagos dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas radios YSKL, Zaldivar aktivizohej ne skuadren e divizionit te trete, Atletico Morazan.

Top Channel