Curri: Pa frike ne perballjen me Suedine

29/09/2009 09:05

Barazimi ne “Qemal Stafa” me Danimarken dhe ecuria pozitive e Kombetares se drejtuar nga Josip Kuzhe ka bere qe Shqiperia te mos kete frike per ndeshjen e 14 tetorit me Suedine.

Kjo do te jete sfida e fundit eliminatore ne Boterorin 2010 dhe sipas Debatik Currit, kuqezinjte kane shanse te mira qe te bejne nje tjeter paraqitje te kenaqshme.

“Suedezet do te kerkojne me patjeter fitoren, per te shpresuar deri ne fund qe te kualifikohen. Ne anen tjeter ne jemi me te qete dhe kjo do te na ndihmoje qe te bejme nje tjeter paraqitje te kenaqshme, pas asaj ku i morem nje pike Danimarkes”, deklaroi Curri.

Nje tjeter rezultat pozitiv do te bente qe Shqiperia te qendronte ne vazon kater per eliminatoret e Euro 2012. Per ta pergatitur sa me mire sfiden kunder Ibrahimoviç & Co. eshte menduar qe me pare ekipi te grumbullohet ne Frankfurt te Gjermanise. “Ky grumbullim eshte nje ide mjaft e mire”, perfundoi mbrojtesi 25-vjeçar.

Top Channel