Champions League, Interi perballe Rubin Kazan

29/09/2009 12:10

Kampionet ruse te Rubin Kazan edhe pse jane nje skuader debutuese ne Ligen e Kampioneve, perfaqesojne nje rival serioz per Interin ne ndeshjen e sotme te Grupit F qe zikaltrit do ta luajne ne transferte.

Eshte vete trajneri i Interit Hoze Murinjo qe e cileson te veshtire kete perballje duke theksuar se ne Ligen e Kampioneve nuk ka ndeshje te lehta por vetem normale dhe te veshtira.

Ne ndeshjen e pare te ketij grupi Rubini luajti ne Kiev ku zhvilloi nje loje shume te mire per 75 minuta edhe pse me pas u mund nga Dinamo 3-1, gjtihsesi kjo eshte ndeshja e tyre e pare ne shtepi per Ligen e Kampioneve, nje motiv me shume per t’u paraqitur mire.

Nje tjeter ndeshje per t’u theksuar diten e sotme eshte ajo mes Fiorentines dhe Liverpulit. Skuadra e Benitezit eshte ne kerkim te fitores se dyte ne grupin E pas fitores me Debrecenin ne ndeshjen e pare 1-0.

Gjithesesi trajneri i Liverpulit shpreson per nje paraqitje me te mire ndaj Fiorentines e cila ne ndeshjen e pare ka humbur me Lionin. Skuadra e Prandelit do te kete si problem kryesor mungesen e Alberto Xhilardinos ne kete ndeshje, megjithate ai ka menduar nje sulm me Mutu dhe Jovetic, per te mos i dhene pike referimi mbrojtjes se Liverpulit edhe pse trajneri i skaudres vjollce mbetet me kembe ne toke duke pranuar supermacine e britanikeve.

Kryesuesit e Grupit H te Arsenalit presin me thashethemeve te merkatos per largimin e Fabregas, greket e Olimpikosit. Ne ndeshjen e tyre te pare ne grup topcinjte munden 3-2 Standart Liezhin dhe shpresojne nje tjeter fitore ndaj Olimpiakosit fale eksperiences 10-vjecare ne kete veprimtari.
Edhe skuadra greke paraqitet ne kete raund te dyte te fazes se grupeve me 3 pike, fale fitores 1-0 ndaj Alkmarit. Ziko, trajneri i Olimpiakosit eshte shprehur pozitiv ne prag te kesaj ndeshjeje duke shpresuar ne te njejten loje te mire te skuadres se tij, si ne ndeshjen e pare.

Top Channel