Champions, Inter i “shemtuar” merr nje pike ne Kazan

29/09/2009 21:00

Interi ka mare nje pike ne ndeshjen e Champions League te luajtur ne Kazanin e larget kunder Rubinit.

Skuadra e trajnerit Mourinho ka shfaqur nje fytyre te shemtuar, shume te ngjashme me ate te pjeses se dyte kunder Barcelones edhe pse ka barazuar 1-1. Golin e pare te takimit e shenoi Dominguez ne minuten e 11-te pas hezitimit te mbrojtjes zikalter, por cerek ore me vone ka ardhur edhe barazimi i miqve pas nje krosimi te Maicon qe u finalizua me koke nga Stankovic.

Me pas ndeshja ka pasur nje tablo, raste te humbura nga skuadra e Rubin qe perfitoi edhe nga dalja me karton te kuq e Balotelli-t ne minuten e 60-te.

Lojtaret ruse jane treguar shume te pasakte perpara portes se Julio Cesar qe ne disa raste e ka shpetuar fati. Me kete pike, Inter ngjitet ne kuoten e 2 pikeve ne nje grup ku ndodhen edhe Barcelona e Dinamo Kiev.

Top Channel