Cana, i destinuar per nje “big” ne Premierlige

29/09/2009 08:30

Lorik Cana eshte i destinuar qe te bashkohet me nje prej kater skuadrave “big” ne Premierlige. Vetem dy muaj pasi u transferua ne kampionatin anglez, mesfushori i Kombetares shqiptare i ka mahnitur te gjithe me paraqitjet e tij.

Kualiteti qe 26-vjeçari ka treguar ne shtate ndeshjet e para me Sanderlendin e ka kthyer ne objektivin e klubeve me te njohura, ku Liverpuli dhe Arsenali jane alternativat kryesore.

Aktualisht, te dyja keto skuadra po luftojne te mbajne vendin ne “top four” (kater me te mirat), perkrah Çelsit dhe Mançester Junajtid. Rreziku kryesor per “Reds” e Rafa Benitez dhe “topçinjte” e Arsen Venger vjen nga Totenhemi dhe Mançester Siti, qe jane shfaqur si konkurrente te denja per nje “bilete” ne Ligen e Kampioneve.

Kjo eshte arsyeja perse ne Angli kane filluar te studiojne tregun per merkaton e veres dhe Cana cilesohet si nje lojtar shume interesant. I afruar te Sanderlendi me 24 korrik per “vetem” 6.5 milione euro, ai eshte shfaqur si nje prej blerjeve me te goditura te teknikut Brus.

Me lojen e forte ne fazen defensive, por edhe aftesite per te ndertuar aksionet, kuqeziu eshte shnderruar ne ishullin e tifozerise ne “Stadiumin e Dritave”. Deri me tani ai ka fituar kater here anketen e tifozeve per “lojtarin e ndeshjes”, ne sfidat me Çelsin, Bllekbernin, Stok Sitin dhe se fundmi me Hull. Aq i forte ka qene impakti i pare i mesfushorit shqiptar ne Angli, saqe tashme eshte ngritur pyetja nese ai do te vazhdoje te luaje me Sanderlendin edhe pas muajit janar. Tek Arsenali e njohin mire kualitetin e Canes: Venger u interesua per te qe prej vitit 2003, kur lojtari ishte pjese e PSG-se.

Trajneri francez vazhdon te kerkoje deshperimisht zevendesuesin ideal te Patrik Vieirase, qe do te siguronte mbeshtetjen e duhur per kapitenin Çesk Fabregas. Zv/kapiteni i Kombetares mund te luaje edhe shtate apo tete vjet ne nivele te larta dhe momentalisht “topçinjte” jane ata qe nga kater “te medhate” kane me shume nevoje per nje mesfushor me tipare mbrojtese.

Gjithsesi, transferimi ne “Emirates Stadium” ne merkaton e janarit duket paksa i komplikuar, per shkak te problemeve financiare te klubit, ndersa gjate veres se ardhshme ekzistojne shanse reale. Liverpuli eshte nje tjeter skuader qe po vuan mungesen e nje lojtari te forte ne mesfushe.

Largimi i Ksabi Alonsos drejt Realit te Madridit la nje boshllek, i cili po ia veshtireson jeten trajnerit Benitez, pavaresisht se ai mund te mbeshtetet te talenti i Benajun, Maskeranos apo Dirk Kuijt. Akuilani, i afruar nga Roma ende nuk eshte rikuperuar dhe tashme mbetet per t’u pare nese ai eshte ne gjendje te mbeshtese si duhet kapitenin Stiven Xherard dhe sulmuesin Fernando Torres. Ne te kundert, Cana eshte alternativa kryesore per merkaton e veres.
 

Top Channel