
Politikani liberal gjerman, Rainer Stinner, ekspert i ceshtjeve te Ballkanit, ka deklaruar se qeveria e re e Gjermanise nuk do ta ndryshoje politiken e jashtme ndaj Ballkanit, e ne vecanti ndaj Kosoves.
Stinner ka theksuar se persa i perket politikes se jashtme ekziston nje konsensus i gjere mes te gjitha grupeve parlamentare dhe ka nenvizuar se e njejta gje eshte edhe lidhur me zgjerimin e BE-se me vendet e rajonit.
“Nuk llogarisim ndonje ndryshim thelbesor si ne politiken e zgjerimit te BE, ashtu edhe ne ate ndaj Ballkanit”, ka pohuar Stinner.
Duke qendruar tek zgjerimi i BE, politikani gjerman ka shtuar se edhe Kosova, pavaresisht se aktualisht ndodhet jashte proceseve integruese, duhet te afrohet me unionin.
Top Channel