Sanderlend, Cana mes me te mireve

28/09/2009 09:05

Lorik Cana shkelqen serish, ndersa skuadra e tij, Sanderlend, shkaterron me rezultatin e thelle 5-2 kundershtaret e Uloverhemton.

Ky takim eshte luajtur ne “Stadium of Light”, shtepia e “Maceve te Zeza”. Qe ne minutat e para, Cana&Co. e kane dominuar kete sfide, duke shenuar nje gol te shpejte me Bent ne minuten e 9-te.

Pjesa e pare eshte mbyllur 1-0, nderkohe qe fraksioni i dyte i lojes do te dhuronte edhe emocionet me te medha.

Vete 3 minuta pas rikthimit ne fushe, Sanderlendi gjen edhe golin e dyte me Xhons dhe gjithçka dukej se do te ishte e lehte per vendasit, por loja ka marre nje rrjedhe dramatike.

Miqte barazojne 2-2, pas shenimit te dy golave ne minutat 50 dhe 54.

Kjo gje i karikoi Canen dhe koleget e tij te skuadres qe te japin maksimumin dhe ne pjesen e mbetur te ndeshjes shenuan edhe 3 gola te tjere me Xhons (70’), Turner (73’) dhe Manciene (a.g. ne 90’).

Ne perfundim, faqja e klubit ka hapur sondazhin per futbollistin me te mire te kesaj ndeshjeje, ku pretendent kryesor shikohet Lorik Cana.

Top Channel