Salihi, nje bomber per Rapidin

28/09/2009 09:15

Ne me pak se nje  muaj e gjysme, Hamdi Salihi eshte shnderruar ne beniaminin e ri te tifozeve te Rapidit te Vjenes. Sulmuesi shkodran, me dy golat e tij per rekordmenet austriake, ishte “aktori” percaktues i fitores 3-1 kunder Austria Magna.

Me kete dopjete, sulmuesi i Kombetares shqiptare arrin ne kuoten e 3 golave me fanellen e Rapidit ne kampionatin austriak dhe nje tjeter gol e ka shenuar ne Kupen e Austrise.

Me ish-skuadren e tij, SV Ried, shenoi dy gola ne kete fillim sezoni. Gje qe e çon ne 5 numrin e golave sezonale ne keto tete ndeshje te para te sezonit te ri.

Rapidi eshte shnderruar ne nje skuader e jashtezakonshme, e cila renditet e katerta ne klasifikim me 15 pike, 5 me pak se kryesuesit, qe kane nje ndeshje me shume.

Nje nder gjerat me te pelqyera te tifozeve te kesaj skuadre model eshte pikerisht sulmuesi shqiptar. Nje koment te tille e ben e perditshmja e njohur austriake “Der Standard”:

“Ne sulm Rapidi ka nje bomber si Hamdi Salihi, aktualisht 25 vjeç, shkruante gazeta prestigjioze. Shqiptari erdhi nga Riedi ne kete ekip si zevendesuesi i Stefan Maierhofer, i cili u shit tek Uloverhemton ne Premier League. Dhe ai e ka bere punen si duhet, edhe pse eshte gati 20 centimetra me i shkurter. Kunder Austria Magnas ai shenoi dy gola. Mund te kishte shenuar pese, por besoj se nuk duhet ‘ta lodhim’ menjehere. Salihi eshte krejt e kunderta e Maierhoferit. I mbyllur ne vetvete, i turpshem, modest, dhe qe nuk ben shume gjeste teatrale”.

“Une duhet t’i them faleminderit Maierhoferit, shprehet vete Salihi per “Der Standard”.

Nese ai do te kishte qendruar, une nuk do te mund te kisha ardhur ketu”. Kurioziteti nga Bundesliga austriake: Hamdi Salihi, me 37 gola ne Austri (vetem ne kampionate), mban vendin e 60-te per sa i perket klasifikimit historik te golashenuesve ne Bundesligen austriake, qysh kur ajo eshte themeluar si e tille ne vitin 1974.

I pari eshte nje tjeter ish-kandidat per stolin e Kombetares sone, Hans Krankl, 270. Ne vendin e trete ndodhet trajneri i tij aktual, Peter Pakult, me 187 gola.

Me kete ecuri qe ka Salihi me shenimin e golave, pa dyshim qe mund te futet te pakten ne Top-20, nese do te vazhdoje te luaje edhe per disa sezone te tjera aty.  
 

Top Channel