Kuvendi ka miratuar ne seancen e pasdites se sotme, vetem me votat e mazhorances, projektbuxhetin per vitin 2009.
Ashtu si dhe ne seancat e meparshme ra ne sy mungesa e opozites, e cila vazhdon te bojkotoje institucionin e debateve politike.
Gjithashtu, po me votat e se djathtes dhe LSI-se, Kuvendi miratoi edhe nje sere ligjesh persa i perket sektorit tatimor.
Keshtu, jane votuar ne parim dhe me pas nen per nen projektligji per tatimin mbi vleren e shtuar, projektligji per procedurat tatimore dhe ai per lojrat e fatit.
Ministri i Financave, Ridvan Bode dha ne nje fjalim para votimit argumentat perse keto projektligje duhet te kalojne.
“Ndryshimi i ligjit per procedurat tatimore eshte nje detyrim shume i madh per administraten tatimore. Do te ndikoje ne zbatimin e ligjit te administrates tatimore, qe nuk rimbursohej ne kohen e duhur dhe nuk kryente verifikimet. Duhet rimbursim nese administrata tatimore nuk jep vleresime. Ky eshte ndryshimi qe ne kemi propozuar. Sa per akcizat, ka nje perpjekje te qeverise per t’u barazuar me akcizat e rajonit, ndersa per taksat vendore eshte nje propozim qe do te ndikoje ne procesin e legalizimit. Duke qene se kjo eshte me nje hapesire nga 1 ne 3 per qind, per te pasur nje trajtim te njellojte ne kemi propozuar qe ne kete proces vlera e takses per nderhyrjet ne infrastrukture te jete 0.5 per qind”, ka sqaruar Bode.
Top Channel