Kosove, AAK: Qeveria po sulmon mediat
28/09/2009 20:40
Partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves akuzoi sot kryeministrin Hashim Thaci per nderhyrje ne media dhe per kufizim te fjales se lire.
Ne nje konference per shtyp, deputetja e kesaj partie Donika Kada Bujupi, tha se ne tre muajt e fundit ne adrese te qeverise kane mberritur nje mori reagimesh per shkak te kercenimeve qe iu behen gazetareve kosovare.
“Brenda tre muajve, per shkeljen e kesaj te drejte thelbesore ne Kosove, shqetesime ne adrese te qeverise kane ngritur mbi 55 organizata vendore dhe nderkombetare”, tha Bujupi, duke permendur Amnesty International, Freedom House dhe Reporteret pa Kufij.
Top Channel