Juventus, Amauri humbet besimin, 6 muaj pa gol

28/09/2009 15:45

Golin e fundit ne nje ndeshje zyrtare e ka shenuar ne 15 shkurt dhe qe atehere Amauri nuk ka arritur te shijoje magjine qe te dhuron rrjeta.

Momenti kritik qe po kalon braziliani i Juventusit tashme mund ta largoje ate nga nje vend titullari tek bardhezinjte, pasi Trezeguet dhe Iaquinta shenojne pothuajse ne cdo takim. Por pervec postit titullar tek Juve, Amauri mund te humbase edhe vemendjen e trajnerit te Italise, Marcello Lippi.

Bashke me Del Pieron, Amauri eshte i vetmi bomber qe nuk e ka gjetur ende rrugen e rrjetes ne kete sezon. Ne transferten e veshtire kunder Bayern Munchen, Iaquinta do te niset titullar, ndersa vendi tjeter vakant eshte ne balotazh mes brazilianit dhe francezit edhe pse Trezeguet eshte ne avantazh.  

Top Channel